Përhapja e variantit Delta, Pfizer kërkon miratimin e dozës së 3

schedule08:26 - 9 Korrik, 2021

schedule 08:26 - 9 Korrik, 2021

Pfizer ka kërkuar miratimin e një dozë të 3 përforcuese nga rregullatorët e SHBA-së, brenda muajit të ardhshëm. Ky vendim u mor për shkak të rrezikut të madh të ri-infektimit gjashtë muaj pas vaksinimit dhe për shkak të përhapjes së variantit shumë ngjitës Delta.

Kompania farmaceutike amerikane dhe partneri i saj gjerman BioNTech, ndërkohë kanë filluar të zhvillojnë një version të vaksinës së tyre për të luftuar variantin Delta, tha zyrtari kryesor shkencor i Pfizer, Mikael Dolsten.

Mikael Dolsten tha gjithashtu se  në bazë të disa studimeve një doze e tretë rrit nivelet e antitrupave 5 deri në 10 herë më shumë, krahasuar me dozën e dytë.

Pfizer dhe BioNTech thanë se ata besojnë që një dozë e tretë do të jetë efektive kundër variantit Delta dhe se do të kërkojnë autorizimin jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Europë dhe rajone të tjera në javët e ardhshme. /abcnews.al