Një 5-vjeçare nga Etiopia e cila iu nënshtrua një operacioni 12 orësh në New York muajin e kaluar po merr frymë më lehtë pasi mjekët i hoqën një pjesë të rrezikshme për jetën nga fytyra dhe qafa e saj. Nagalem Alafa, çështja e të cilës u mor nga Dr. Teresa O dhe Dr. Milton Waner në Lenox Hill Hospital, ishte në rrezik të vdiste nga uria nëse tumori nuk hiqej.
Sipas Northwell Health, vajza ishte gjithashtu në rrezik gjakderdhjeje në rast të një prerjeje të vogël. Nagalem lindi me një keqformim vaskular në rajonin e kokës dhe qafës që ishte rritur me shpejtësi që nga lindja.
Nagalem, e paraqitur në të majtë para operacionit të saj dhe djathtas në një konferencë shtypi të mbajtur më pas, ishte në rrezik urie për shkak të rritjes së masës.
Mjekët, të cilët më parë kanë trajtuar pacientë me keqformime venoze, thanë se ishte një nga procedurat më të vështira që ata kanë bërë ndonjëherë.
Dr. Miton Ëaner, i cili së bashku me Dr. Teresa O, ndihmuan në udhëheqjen e operacionit e përshkruan atë si “shumë, shumë të vështirë”. /abcnews.al