Marina Vjollca është një nga prezantueset më të preferuara të ekranit shqiptar. Ajo ka spikatur gjithmonë si ajo vajza e çiltër dhe pa teleshe.
Mirëpo, në vorbullën e rrjeteve sociale, ndodh që edhe Marina ndonjëherë të marrë ndonjë mesazh negativ.
Së fundmi, në një intervistë për Revistën Who, ajo ka treguar se çfarë bën në të tilla raste.
View this post on Instagram
Çfarë bën ti kur merr mesazhe negative?
“Varet, se është shumë e përgjithshme pyetja. Por nëse janë kritika, i lexoj dhe mundohem ta kuptoj dikë që ka marrë kohë nga koha e vet për të analizuar diçka që nuk i ka pëlqyer. Ato me sharje ose urrejtje, i fshij sapo i has”. l.k/abcnews.al