Milani ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e Sandro Tonali, pas një sezoni huazim nga Brescia. Lajmin e njofton vetë klubi kuqezi.
21-vjeçari ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2026, me Milanin, që do paguajë 7 milionë, plus 3 të tjerë në formë bonusesh në të ardhmen. Klubi nga “San Siro” ka paguar edhe 5 milionë euro në verën e shkuar.
Te Brescia si pjesë e operacionit zbarkon edhe talenti Giacomo Olzer, që firmos me klubin e Serie B. Tonaldi luajti 37 ndeshje me Milanin sezonin e shkuar dhe shkëlqeu me fanellën e kuqezinjve. /abcnews.al
Casa Milan is where your heart is ❤️?#NewPlayerUnlocked #SempreMilan pic.twitter.com/w2ymwpf0EN
— AC Milan (@acmilan) July 8, 2021