Stuhia godet Piemonten, rajoni kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

schedule22:47 - 7 Korrik, 2021

schedule 22:47 - 7 Korrik, 2021

Një stuhi e fortë ka goditur këtë të mërkurë disa zona në Itali.

Stuhia ka goditur kryesisht në Novara, Ticino dhe në Vrecelli, zona të cilat janë përfshirë nga reshje, breshëri dhe erëra të forta.

Për shkak të situatës alarmante, rajoni i Piemontes ka kërkuar gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa ndërhyrje të shumta janë bërë nga forcat zjarrfikësve për shkak të rënies së pemëve dhe shkatërrimit të objekteve duke u kthyer në zona jo të sigurta për kalimtarët.

Ndërkohë në zonën e Novarës autoritetet kanë njoftuar edhe për përmbytje të shumta për shkak të stuhisë së fortë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!