Në “Wembley” po luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit. Anglia po sfidon Danimarkën në gjysmëfinale të Kampionatit Europian.
Në stadium është edhe presidenti i Federatës sonë të Futbollit, Armand Duka, i cili është ndeshur me një personazh shumë të njohur në politikë: kryeministrin britanik Boris Johnson.
Duka nuk mund ta linte të kalonte mundësia për të bërë një foto me Johnson, i cili ka veshur fanellën e Anglisë dhe mban një birrë në dorë për të shoqëruar ndeshjen. Tipik anglez! /abcnews.al