“Pse bën si yll, që ke realizuar çudira në botë”, Arbana Osmani i kthehet keq ndjekëses

schedule17:11 - 7 Korrik, 2021

schedule 17:11 - 7 Korrik, 2021

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani ndodhet këto ditë me pushime në Kretë. Ajo nuk nguron të publikojë foto të shumta nga vendet që viziton, duke marrë shumë komente dhe like.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Së fundmi, një ndjekëse në Instagram i ka shkruar moderatores se po bën si yll dhe i thotë të ulet me këmbë në tokë.

“Po pse moj Arbana ndonje Star ti qe ke bere cudira ne kete bote e po te prishej privatesia o zot uluni o goc me kembe ne toke e behuni sa me te thjeshte me njerezit se sju kushton asgje pordhet e shqipetareve gjasme “VIPA”. Dhe sa per udhetimin ska shqipetare qe s’ka shku ne Kret mos be sikur po na e tregon ti”, shkruan ndjekësja.

Ndërsa Arbana nuk ia ka përtuar përgjigjen dhe ia ktheu komentin duke i shkruar se me pushime ajo po bën rolin e nënës dhe jo yllin.

“Star me nje bebe 8 muajsh qe grindej nga vapa dhe nje 6 vjeçar qe kerkonte Lego. Superstar. Dhe nënë. Qe ne nje moment te caktuar duhet te beje nenen, jo starin. Dhe qe fatmiresisht ka njerez qe e kuptojne. Dhe sa per udhetimin ne Krete, une isha nje Shqiptare qe nuk kisha shkuar dhe e shijova shume dhe ia tregoj kujt te me doje qejfi mua”, përgjigjet Arbana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!