FOTO/ Festë në kafen e Parlamentit, pas seancës së fundit

schedule16:45 - 7 Korrik, 2021

schedule 16:45 - 7 Korrik, 2021

Ka përfunduar sot seanca e fundit plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa pritet që në shtator pjesë e parlamentit të bëhen deputetët e dalë nga zgjedhjet e realizuara në 25 prill.

Lexo edhe: Dy vite në parlament, për çfarë do mbahen mend opozitarët e rinj?

Pas seancës së zhvilluar në Kuvend, nuk kanë munguar përqafimet dhe buzëqeshjet mes opozitarëve të rinj të cilët janë bërë bashkë për festuar.

Halit Valteri ka ndarë disa fotografi në rrjetin social “Facebook” me kolegët deputetë teksa shfaqen së bashku dhe të buzëqeshur.

Lexo edhe: Buzëqeshje dhe përqafime, humbësit e 25 Prillit ndahen me njëri tjetrin dhe parlamentin

Por në ditën e fundit si deputetë, ka pasur edhe nga ata që kanë shprehur pakënaqësi për kolegët e tyre, ndër to Selami Jenishehri i cili ka thënë: Këta deputetë janë deputetët më të poshtër që ka pasur historia e popullit shqiptar”./abcnews.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!