Mbrëmja e maturës është një ngjarja e veçantë për të rinjtë që pas saj i presin plotë sfida. Ata mendojnë se si ta bëjnë edhe më të paharrueshme atë natë duke gjetur forma të ndryshme.
Më klasikja është shkuarja në mbrëmje me makina luksoze, fenomen të cilin e kanë përqafuar kësaj radhe edhe gjimnazistët e Koplikut.
Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar video nga parakalimi i djeshëm i tyre me makina të tipit “Porsche”; “Mercedes”; “BMW”, etj., para se të festonin deri në orët e para të ditës së sotme. /abcnews.al