Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka fyer presidenten e Kosovës Vjosa Osmani pas deklarate të dhënë nga kjo e fundit për revistën “Der Spiegel”. Sipas raportimeve, Vulin e nxori nga konteksti deklaratën e Osmanit, dhe si kundërpërgjigje ka bërë komente të pahijshme rreth fizikut të saj.
“Nëse Osmani do ta kishte fytyrën siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, do të përkulej gjatë para ‘shtëpisë së verdhë,” është shprehur Vulin.
Në intervistën e dhënë “Der Spiegel”, Osmani i pyet se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.
“E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ishte përgjigjja e Osmanit. /abcnews.al/