Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

City e PSG në sulm për Messin, Laporta: Bisedimet për rinovimin po shkojnë mirë

schedule18:56 - 6 Korrik, 2021

schedule 18:56 - 6 Korrik, 2021

Mbrëmjen e djeshme u njoftua se Barcelona do e ketë shumë të vështirë të regjistrojë lojtarët e ardhur në merkato, ndërsa sot, Mundo Deportivo raportoi se Messit, i papunë prej 6 ditësh i kanë ardhur dy oferta nga PSG dhe Manchester City.

Kjo mund të quhet situatë e vështirë, por presidenti Joan Laporta duket se është i qetë dhe i ka vënë punët në vijë. Ditën e sotme ai ka ardhur si zakonisht në punë, në zyrat e “Camp Nou”, por prania e gazetarëve ka qenë më e madhe.

I pyetur në lidhje me rinovimin e Messit, Laporta u përgjigj shkurt dhe saktë. “Po shkon gjithçka mirë”, tha presidenti katalanas. Barcelona ka për qëllim të ulë sa më shumë nivelin e pagave për të firmosur me Messin de mos thyer tavanin e pagave të La Liga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!