Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Turizmi dhe lehtësimi i masave dyfishojnë numrin e të infektuarve në Greqi

schedule16:55 - 6 Korrik, 2021

schedule 16:55 - 6 Korrik, 2021

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit, autoritetet greke njoftojnë se janë shënuar 1797 raste të reja dhe 8 viktima, ndërsa numri i të intubuarve në spitale është 168 pacientë.

Krahasuar me 24 orët e kaluara kur ishin 801 të infektuar dhe 6 viktima, sot kemi të bëjmë me një rritje të konsiderueshme të të prekurve dhe 2 fatalitete më shumë. Hapja e pikave kufitare për turistët dhe lehtësimi i masave duket se ka ndikuar në rritjen e rasteve të reja.

Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar. db/Abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!