Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Greqia regjistron 801 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orë

schedule17:01 - 5 Korrik, 2021

schedule 17:01 - 5 Korrik, 2021

Në Greqi janë regjistruar sot 801 të infektuar me koronavirus.

Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur gjithashtu se si pasojë e sëmundjes e kanë humbur jetën edhe gjashtë qytetarë ndërsa numri i të intubuarve është 173.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 426.963 (ndryshimi ditor + 0.2%), nga të cilat 51.2%  janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 109 rezulton të kenë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 1,238 janë raste kontakti.



Sa i përket rasteve fatale, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 12,743 humbje jete në shtetin fqinj. s.b/abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!