“Pandemia e Covid ka çuar rreth 124 milion njerëz drejt varfërisë”, bëhet me dije sipas një raporti të publikuar nga KB.
Gjithashtu theksohet se numri i personave që vuajnë nga uria mund të jetë rritur nga 83 deri në 132 milion qytetarë.
Pandemia e Covid shkaktoi mbylljen e shumë bizneseve duke sjellë kolaps në ekonomi.
Ndonëse bota po përpiqet të lërë pas pandeminë, varianti Delta po përhapet me shpejtësi duke u kthyer në një rrezik përballë sfidës me koronavirusin.
Presidentja e Komisionit, Europian Ursula von der Leyen është shprehur se pavarësisht se fushata e vaksinimit ka rezultuar e suksesshme ende nuk mund të thuhet se është fituar beteja me Covid.
Nga ana tjetër Rusia ka regjistruar një rekord të ri të viktimave, 737 humbje jete në 24 orë, gjithashtu edhe autoritetet britanike janë shprehur të shqetësuar se rastet e variantit Delta të Covid mund të arrin në 100 mijë të prekur./abcnews.al/