Maurizio Sarri la Chelsea në verën e vitit 2019 për t’u kthyer në Serie A te Juventusi. Aventura me bardhezinjtë nga Torino zgjati vetëm një sezon. Fitimi i titullit nuk mjaftoi dhe trajneri italian u shkarkua nga Juventusi verën e vitit të kaluar.
Sot është trajner i Lazios, teksa në rrëfimin e bërë për Alfredo Pedullën ndalet te momenti që vendosi të braktisë “Blutë e Londrës”, vendim për të cilin është penduar. “Ka kohë që nuk flas. Nuk është se kam bërë ndonjë gjë të veçantë.
Kam përfituar të qëndroj me familjen time dhe të lexoj pafund. Kam parë shumë ndeshje dhe jam marrë me pasionin tim të madh: kam ndjekur shumë gara të çiklizmit. Është një pasion familjar, pasi gjyshi dhe babai im janë marrë me këtë sport.
Kam kryer një gabim të tmerrshëm kur isha trajner i Chelsea; atë të dëshirës për t’u kthyer në Itali me çdo kusht. Ata tentuan të më pengonin, por unë e kisha ndarë mendjen. Chelsea është një klub i madh, më pas mori lojtarë të rinj, fiks për stilin tim të futbollit.
Kam përjetuar një vit të veçantë, Abramovich nuk mund të hynte në Angli dhe të gjithë punët përfunduan në duart e Marina Granovskaia, ajo kishte një mijë halle për të zgjidhur. Pastaj erdhën Werner, Havertz, Mount dhe Ziyech; të gjitha të përshtatshëm për mua dhe mënyrën time të lojës“, deklaron Sarri. /abcnews.al