Një kalë 20-vjeçar që jetonte në fermën e Poynettes në Belgjikë, ka ngordhur. Valicia Gilbert, bashkëshortja e fermerit Jerry Gilberit, ka thënë se kali ka ngordhur dy javë më parë, por ka zgjedhur që mos ta bëjë publike.
“Ne s’do ta kujtojmë atë nga data. Ishte ngjarje traumatike për familjen tonë”, ka thënë ajo.
Sipas The Guardian, Big Jake, i gjatë rreth 2.1 metra me peshë 1.136 kg, ishte njohur nga Libri i Guinessit në vitin 2010 si kali më i gjatë në botë.
Fermeri Jerry Gilbert tha se kali ishte “superstar” dhe një kafshë e jashtëzakonshme. Për ta kujtuar gjithmonë, fermeri ka vendosur që stallën ku qëndronte kali ta mbajë të zbrazët, duke vendosur një fotografi të këtij të fundit./abcnews.al