Lucas Podolski festoi 36-vjetorin e lindjes muajin e kaluar. Karriera është drejt fundit dhe sulmuesi i njohur ka vendosur të rikthehet në vendlindje. I lindur në Poloni, më pas kalimi në Gjermani në moshë të vogël, vend ku filloi të luante futboll.
Podolski zgjodhi të përfaqësonte Gjermaninë dhe ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave. Kulmi ishte viti 2014, kur skuadra e drejtuar nga Joachim Low, pjesë e së cilës ishte edhe Poldi, “pushtoi botën” duke fituar Botërorin e Brazilit.
10…?
9…?
8…?
The Legend continues
⚪️??#gornikzabrze #trojkolorowi #legendcontinues #czternastokrotnimistrzowie #roosevelta81 #jadymydurs pic.twitter.com/aBQongGxtk— Górnik Zabrze (@GornikZabrzeSSA) July 5, 2021
Pas aventurës turke me Antalyaspor, lojtari ofensiv ka zgjedhur të vijojë karrierën në Poloni te Gornik Zabrze, ekip me të cilin ka firmosur për vitin e ardhshëm. “Legjenda vazhdon”, lexohet në videon e prezantimit të Podolskit te Gornik.
Kujtojmë që kampioni i botës ka luajtur me skuadra si Bayern Munchen, Arsenal, Inter, Koln, Galatasaray, Vissel Kobe dhe Antalayspor para se të vendoste të rikthehej në vendlindje. /abcnews.al