SPAK firmosi, FNSH dhe RENEA në aksion, kush janë 11 të arrestuarit në Bashkinë e Lushnjes

schedule10:33 - 6 Korrik, 2021

schedule 10:33 - 6 Korrik, 2021

ABC zbardh listën e emrave të 11 të arrestuarve nga FNSH dhe RENEA në ambientet e Bashkisë së Lushnjes me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Mes tyre është edhe Flamur Peqini, ish-kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje. Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se ai kishte rolin e organizatorit në dhënien e lejeve të paligjshme për ndërtime pa leje.

Të arrestuar janë Gazment Çela është zv. drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, kurse Xhemal Hasko është përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje. Me të njëjtën akuzë në pranga është vënë edhe kryetari i Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe.

LISTA

Flamur Peqini ( Ish kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnje)

Blerta Turuku

Ani Simoni

Andri Mushaj

Margarita Gjermeni

Bujar Murati

Ibrahim Lami

Xhemal Hasko

Gazment Çela

Bektash Nezha

m.v/abcnews.al