Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjysmëfinalja e zjarrtë e Euro 2020, si pritet të rreshtohen Italia dhe Spanja

schedule09:56 - 6 Korrik, 2021

schedule 09:56 - 6 Korrik, 2021

Sot luhet gjysmëfinalja e parë e Euro 2020. Italia përballet me Spanjën në mitikun “Wembley”, duel që nis prej orës 21:00. Një përballje tepër e rëndësishme, që do të gjykohet nga gjermani Felix Brych.

Dy ndër kombëtaret më të forta të kontinentit të vjetër, janë përballur 37 herë me njëra-tjetrën. Baraspeshë totale, të dy skuadrat numërojnë nga 11 fitore për kokë, teksa ndeshjet e tjera kanë përfunduar pa fitues.

Sfida e fundit është luajtur në shtatorin e vitit 2017. Ishte takim i vlefshëm për eliminatoret e Botërorit Rusi 2018, dhe Spanja fitonte 3-0 falë dygolëshit të Iscos dhe rrjetës së Alvaro Moratës.

Gjysmëfinalja tjetër e Euro 2020 është ajo mes Anglisë dhe Danimarkës, që do luhet të mërkurën në mbrëmje (21:00), sërish në “wembley”. Po si pritet të rreshtohen Italia dhe Spanja?

ITALIA: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne. Trajner: Roberto Mancini.

SPANJA: Simon; Azpilicueta, Laporte, Torres, Alba; Koke, Busquets, Pedri; Torres, Morata, Olmo. Trajner: Luis Enrique. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!