Sipas MeteoAlb: Vijojme në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke bërë që kthjellimet të mbizoterojne në të gjithë Shqipërinë gjatë gjithë ditës, përjashtim bëjnë zonat malore, të cilat gjatë pasdites do të kenë vranësira kalimtare ndersa pjesa tjetër e Shqipërisë mbetet me kthjellime.
Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale duke u luhatur nga 14°C mëngjesi deri në 36°C mesdita.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë.
Kosova
Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin perëndimor dhe jugor aty ku pritet ndonjë shi i izoluar. Por mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe dominim të motit të kthjellët.
Maqedonia e Veriut
Mbetemi gjatë paradites dhe mbrëmjes me kthjellime POR mesdita dhe bpasditja sjellin kalime vranësirash fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht vranësirat shtrihen në të gjithë vendin./abcnews.al