Luis Enrique doli mbrëmjen e sotme në konferencë për shtyp për të folur për gjysmëfinalen e nesërme të Euro 2020 në “Wembley” ndaj Italisë. Trajneri tregoi se mungesa e vetme është Sarabia dhe foli teknikisht për sfidën.
“Të dielën Laporte nuk është stërvitur për një arsye të veçantë. Të gjithë janë në gjendje të luajnë, përveç Sarabia. Më në fund fitore me penallti? Është lajm i mirë për ne. Nuk jemi ekip ekspert dhe marrja e kësaj përvoje është pozitive dhe duhet ta vlerësojmë.
Kemi mundësi për të shkuar në finale, qëllimi është tundues dhe duhet të japim më të mirën. Ne jemi udhëheqës në mbajtjen e topit, por ata janë gjithashtu ekip që sillet mirë me topin në zotërim. Kjo do jetë beteja e parë për t’u fituar. Ata janë ekip që mund të adaptohen edhe pa topin në zotërim.
Ne duam të luajmë me sferën në këmbë. Është kënaqësi e madhe që përfaqësoj Spanjën. Kam një kontratë për pas Kupës së Botës dhe ndihem shumë i mbështetur. Gjejeni ju nëse jam trajner i mirë apo i keq, unë bëj maksimumin për të bërë punën time. Jam i rrethuar nga njerëz të aftë.
A ka skuadra liderë? Unë jam lideri i kësaj kombëtareje, është e qartë. Por kjo ndodh jashtë fushës. Stërvitja në Wembley? Nuk na lanë të stërvitemi për të ruajtur barin. Është për të ardhur keq sepse do ishte seancë shumë e bukur për lojtarët, por e kuptojmë se më e rëndësishmja është të mbahet fusha në gjendje të mirë.
Dëmtimet te rivalët? Nuk ka asnjë rëndësi. Unë nuk e bëj informacionin duke u bazuar te kundërshtarët. Shqetësohem për gjërat që jam vetë në dorë. Folëm me psikologun e skuadrës për motivimin në këtë ndeshje. Nuk duam t’i lëmë lojtarët të ngarkohen emocionalisht.
Jo shumë spanjollë në stadium? Është situatë e çuditshme. Uroj të ketë më shumë spanjolle e italianë në stadium sesa anglezë. Do donim që të ishte ndryshe, por ne e pranojmë atë”, përfundoi Luis Enrique. /abcnews.al