Brukseli: Të mërkurën takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi

schedule18:42 - 5 Korrik, 2021

schedule 18:42 - 5 Korrik, 2021

Takimi i ardhshëm për dialogun Kosovë-Serbi do të mbahet më 7 korrik në Bruksel. Datën e konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Mund të konfirmoj se takimi i ardhshëm në kuadrin e Dialogut Beograd-Prishtinë në nivelin e kryenegociatorëve do të zhvillohet në Bruksel këtë të mërkurë 7 Korrik”, tha Stano në një përgjigje për “Zërin”.

Ndërsa theksoi se takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiç do të mbahet kur të pajtohen të dyja palët.

Sa i përket takimit të Nivelit të Lartë midis Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit serb, ne do të njoftojmë për një takim të tillë nëse dhe kur të jetë e përshtatshme”, përfundoi Stano. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!