Harry Kane është objektivi i madh i Manchester City për majën e sulmit. Pep Guardiola prej një dhuratë nga merkato, që do zëvendësonte Sergio Agueron.
Tottenham po reziston dhe deri tani ka refuzuar çdo ofertë për Kane. Presidenti Levy dëshiron ta mbajë edhe një vit kapitenin dhe goleadorin kryesor të skuadrës londineze.
Në kushte të tilla, kampionët e Anglisë kanë hedhur sytë nga La Liga. Një lojtar për të cilin Guardiola ka një vlerësim të veçantë është Antoine Griezmann.
Sulmuesi francez shihet si alternativa e Kane sipas Mundo Deportivo. Griezmann kushton, por “Cityzens” janë gati të përfshijnë ndonjë lojtar për të paguar më pak për kartonin e kampionit të botës.
Joao Cancelo, Bernardo Silva dhe Aymeric Laporta nuk cilësohen të pashitshëm nga City, që është gati t’i përfshijë në operacionin e kalimit të Griezmann në Premier League.
I vetmi problem lidhet me pagat e larta të lojtarëve të ekipit të Pep Guardiolës. Dy portugezët dhe mbrojtësi spanjoll duhet të pranojnë një reduktim page nëse pranojnë transferimin te skuadra katalanase e Leo Messit. /abcnews.al