Serbia dhe Kosova ende janë larg marrëveshjes për normalizim. Dialogu i Brukselit nuk solli asgjë të re pasi konflikti i ri nisi pas masave të qeverisë së Kosovës për të paguar taksa për mallrat serbe. Pavarësisht luftës për Serbinë Kosova është një treg i rëndësishëm. Pavarësisht tensioneve politike, presidenti kosovar, Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen në Francë me ndërmjetësimin e presidentit francez. Kjo në Serbi vlerësohet si mundësia më e mirë për të shpalosur zgjidhjen e mundshme.
Serbia eksporton mbi gjysmë miliardi euro mallra në Kosovë. Pavarësisht konflikteve dhe luftës, tregtia kurrë nuk ka ndaluar. Por, rritja e taksave për 10 për qind nga Kosova u bë problem pasi serbët kërkojnë zgjidhje, ndryshe nuk ka dialog. Takimet e Brukselit e lanë të nënkuptohej se ishte sërish një lloj dështimi. Por, presidentët e të dyja vendve, pritet të takohen në Francë. Në dhomën e tregtisë së Serbisë, thonë se të dy ekonomitë janë të lidhura dhe një pjesë e prodhimeve në Kosovë lëndën e parë e kanë në Serbi.
Nenad Gjurgjeviç, Dhoma e Tregtisë, Beograd: Politika përfundimisht ndikon në sigurinë e biznesit. Jemi të vetëdijshëm që vitin e fundit ka qenë më e vështirë. Ne kemi bërë apel që të hiqet taksa, kjo pasi do të ndikoj tek prodhimet edhe në Kosovë. Kemi shumë biznese që janë të interesuara për të investuar në Kosovë, por me këtë dëmtohen vetëm ata që duan të punojnë legalisht.
Përjashtim nga këto masa kanë kërkuar edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës-bizneset kanë shpesh treg të vetëm Kosovën.
Shaip Kamberi, kryetar i Bujanovcit: “Lugina e Preshevës dhe bizneset tona nuk kanë mundësi të shtrihen në brendi të Serbisë. Tregu i vetëm i mbetet Kosova dhe nëse edhe në atë treg i krijohen kushtet e vështirësuara, biznesi jonë është i brishtë dhe mund të dëmtohet”.
Këto masa ekonomike nuk janë vendosur për herë të parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, ekonomia më parë ishte përmendur si i vetmi kanal komunikimi që tejkalon paragjykimet./abcnews.al