Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bularati, Shqipëria shpall non grata eurodeputeten Eleni Theocharous

schedule14:28 - 10 Nëntor, 2018

schedule 14:28 - 10 Nëntor, 2018

Në një konferencë të jashtëzakonshme Ministria e Jashtme ka shpallur “non grata” eurodeputeten qipriote, Eleni Theoharos. Sipas këshilltarit për rajonin të ministrit Ditmir Bushati, mbështetur në procedurat diplomatike konsullore do të përcillet vendimi për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të eurodeputetes.

Ky vendim vjen pas reagimeve të eurodeputetes në rrjetin social “Twitter”. Pasi u shpallën të padëshiruar 52 shtetas grekë radhën e ka eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous. Vendimin e ka marrë qeveria shqiptare.



“Në bashkëveprim ndërinstitucional dhe pas vlerësimit të kryer nga institucionet e specializuara, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i propozoi Ministrisë së Brendshme shpalljen non grata (person i padëshirueshëm në Shqipëri) të eurodeputetes qipriote  Eleni Theocharous”.

Ministria e Brendshme referuar statusit politiko-diplomatik dhe angazhimit të saj në Parlamentin Evropian, pas vlerësimit dhe në mbështetje të propozimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, gjykuar në materialet referuese të administruara nga Ministria e Brendshme vendosi të miratojë kërkesën e Ministrisë së Jashtme.

“Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të eurodeputetes Eleni Theocharous.  Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e  rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare”.

Mbështetur në procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të eurodeputetes qipriote, e cila nuk i ka kursyer sulmet dhe thirrjet kundër Shqipërisë dhe shtetit shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!