Vllaznia, më 8 korrik, luan ndeshjen e parë në Conference League kundër Siroki Brijeg në Bosnje-Hercegovinë.
Shkodranët, një ditë para nisjes, kanë kryer tamponët sipas protokollit të UEFA-s dhe do të presin përgjigjet dhe shpresojnë të mos ketë të infektuar me COVID-19 në skuadër.
Klubi shkodran, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar si më poshtë: “KF Vllaznia njofton se i gjithë ekipi ka kryer paraditen e sotme testet për COVID-19.
Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të UEFA-s për ndeshjet e Kupave të Europës, të gjithë lojtarët dhe stafi që do të udhëtojë nesër me ekipin drejt Bosnjë- Hercegovinës për ndeshjen ndaj FK Siroki Brijeg, iu nënshtruan tamponëve”. /abcnews.al