Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Video-analizë dhe studim në detaje për Italinë, Enrique tregon si po përgatitet Spanja

schedule20:57 - 4 Korrik, 2021

schedule 20:57 - 4 Korrik, 2021

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique po punon shumë për ndeshjen e madhe kundër Italisë në gjysmëfinalet e Euro 2020. Spanja dhe Italia ndeshen të martën në “Wembley”, ku diskutojnë një vend në finale kundër Danimarkës ose Anglisë.

Luis Enrique nuk po i lë asgjë rastësisë dhe studion ekipin e Roberto Mancinit në hollësi. Përmes profilit të tij në Twitter, trajneri postoi një foto ndërsa analizonte fitoren e Italisë 2-1 ndaj Belgjikës.

“Po përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”, shkroi ai në Twitter. Spanja mundi Kroacinë dhe Zvicrën për të arritur në gjysmëfinale, me Italinë që mundi Austrinë dhe Belgjikën në rrugëtimin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!