MPJ greke: Presim sqarime për shpalljen “non grata” të 52 grekëve

schedule20:47 - 9 Nëntor, 2018

schedule 20:47 - 9 Nëntor, 2018

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, në një reagim pas vendimit të Ministrisë sonë të Brendshme për shpalljen “Non Grata” në Shqipëri të 52 shtetasve grekë, bën të ditur se pret të marrë sqarime nga Autoritetet shqiptare për këtë vendim.

“Në këtë moment të ndjeshëm presim që pala shqiptare të heqë dorë nga veprimet dhe deklaratat që ngarkojnë më tej atmosferën në marrëdhëniet tona dypalëshe”- thuhet në deklaratën e Ministrisë së jashtme greke.

“Mbetemi të vendosur për ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, por presim të njëjtën gjë nga fqinjët tanë” – përfundon deklarata e shkurtër e Ministrisë së Punëve të jashtme të Greqisë. /abcnews.al