Italia e meritoi fitoren 2-1 ndaj Belgjikës, që solli kualifikimin në gjysmëfinalet e Euro 2020. Thibaut Courtois dhe Kevin De Bruyne uruan ekipin kundërshtar për suksesin.
Ndryshe mendon kapiteni Jan Vertonghen. Mbrojtësin e Benfikës e kanë zemëruar keq vonesat e lojës nga ana e italianëve në minutat e fundit, por ai pranon se Belgjika gaboi në duelin e luajtur në Mynih.
“Italia është një skuadër e mirë, e konfirmojnë edhe statistikat. Ama, unë nuk dua t’u bëj shumë komplimente, pasi ma hoqën trurin në minutat e fundit.
Gjithsesi, nuk dua të justifikohem, duhet të mendojmë edhe për gabimet tona. Ishte faji ynë që u eliminuam”, deklaron mbrojtësi belg, i cili ndalet edhe te goli i parë i Italisë.
“Barella? Tentova të mbaja topin, por nuk ishte zgjidhja e duhur, duhet ta largoja nga zona. Ndihem shumë i zhgënjyer, por duhet t’i analizojmë me qetësi gabimet“, theksoi 34-vjeçari. /abcnews.al