Barcelona e lë të lirë mesfushorin, Juventusi dhe Interi gati të përfitojnë

schedule09:58 - 4 Korrik, 2021

schedule 09:58 - 4 Korrik, 2021

Miralem Pjanic nuk ia ka dalë të lërë gjurmë te Barcelona. Mesfushori spanjoll u aktivizua pak sezonin e kaluar, teksa trajneri Roland Koeman nuk e ka më në plane për të ardhmen.

Klubi katalanas ndodhet në situatë të vështirë ekonomike dhe ka vendosur të ndahet me Pjanic, i cili ka kontratë deri në vitin 2024. Mundo Deportivo shkruan se 31-vjeçarit i është prezantuar “karta e lirisë”, një dokument që i lejon të largohet si lojtar i lirë dhe të zgjedhë qetësisht një ekip tjetër.

 

Pjanic gjatë një ndeshje me Barcelonën

Kush kërkon shërbimet e lojtarit ballkanas, nuk ka nevojë të paguajë te Barcelona asgjë për kartonin e tij. Një gjë e tillë ka ndodhur të martën e kaluar, teksa i njëjti propozim i është bërë edhe mbrojtësit Umtiti.

Për Pjanic ka interesim nga Juventusi dhe Interi. Max Allegri e njeh shumë mirë dhe e do sërish në skuadrën bardhezi, por ka pëlqim edhe nga kampionët e Italisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!