Ervin Bushati akuzon Bashën për shpifje ndaj Policisë

schedule15:53 - 11 Nëntor, 2017

schedule 15:53 - 11 Nëntor, 2017

Socialistët deklaruan se Basha po shpif për Policinë e Shtetit e cila sipas tyre po tregon se vepron me një standard dhe jo dy. Reagimi erdhi përmes deputetit Ervin Bushati, i cili në të njëjtën deklaratë vijoi sulmin ndaj prokuorisë pas mbylljes së çështjes Çez, si dhe ndaj kreut të opozitës së nuk po dekriminalizon drejtimin e Bashkisë së Mallakastrës.

“Lulzim Basha vazhdon të bëjë: hetuesin, prokurorin, gazetarin dhe të mos i pergjigjet pyetjes pse e mbrojti kryebashkiakun e Mallakastrës, duke shkelur ligjin e tij “të dashur” të dekriminalizimit për të dyten herë!

Është hera e dytë që Lulzim Basha merr në mbrojtje njerëzit e tij të kapur me presh në duar dhe është e hera e dytë që refuzon të marrë përgjegjësinë si Kryetar në detyrë i PD.

Luli i shkretë kujton se do të mashtrojë përsëri demokratët, duke u kapur si i mbyturi pas fijes së barit me një histori që i takon drejtesisë – dhe aspak Lulit—i takon Drejtesise që ta zbardhë deri në fund.

Shpifjet e tij për Policinë e Shtetit janë përpjekjet e dëshpëruara të një njeriu të deshperuar; nderkohë qe Policia e Shtetit ka bere detyrën duke dhënë një tjetër shembull të qartë se per Ne dhe për Qeverinë tonë nuk ka dy standarde — sic ka për Lulzimin kur vjen puna për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit!”.abcnews.al

 

https://youtu.be/FSwt5CtUNUw

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!