Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tentakulat e spiunazhit rus, zbulohet agjenti në Austri

schedule23:05 - 9 Nëntor, 2018

schedule 23:05 - 9 Nëntor, 2018

Shërbimet sekrete perëndimore vazhdojnë të zbulojnë tentakulat e spiunazhit rus. Rasti më i fundit është verifikuar në Austri, vendi që muaj më parë kishte refuzuar dëbimin e diplomatëve rusë, si sanksion për helmimin e ish-agjentit Sergei Skripal në Angli.

Një kolonel i forcave të armatosura austriake, aktualisht në pension, dyshohet se ka spiunuar në favor të Rusisë për të paktën 20 vjet. Lajmin e ka publikuar të premten në një konferencë shtypi kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili i është referuar hetimeve të kryera nga prokuroria e vendit. Ndërkohë, ministrja e Jashtme Karin Knajsel ka anuluar përkohësisht një vizitë në Rusi, të planifikuar për më 2 dhe 3 dhjetor. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve austriake, informacionet që kanë mundësuar identifikimin e spiunit u kanë shkuar autoriteteve në Vjenë nga shërbime sekrete të huaja. Nga ana e saj, Rusia ka reaguar duke deklaruar se nuk di asgjë për kolonelin austriak në pension.

“Kohët e fundit partnerët perëndimorë nuk ndjekin rrugët tradicionale të diplomacisë, por nxitojnë të ndjekin diplomacinë e megafonit, duke në akuzuar e duke kërkuar prej nesh falje publike për gjera për të cilat nuk kemi asnjë dijeni”, ka deklaruar ministri i Jashtëm Sergei Lavrov. Zbulimi i autoriteteve austriake pritet të cënojë raportet mes Moskës dhe Vjenës, e cila ishte e vetmja që muaj më parë ishte kancelaria e vetme perëndimore që nuk dëboi diplomatë rusë, një fushatë kjo që nisi pas helmimit të ish-agjentit rus Sergei Skripal në Angli. Nga ana tjetër, për Kremlinin është mohimi i radhës, pas rasteve të spiunazhit të verifikuara që nga fillimi i vitit në Shtetet e Bashkuara, Britani, Holandë dhe Danimarkë, ndaj dhe varianti i tij për një sajesë diplomatike nuk është shumë i besueshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!