Reagon ministri Bushati për ngjarjet në Bularat

schedule15:43 - 9 Nëntor, 2018

schedule 15:43 - 9 Nëntor, 2018

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati shprehu sot besimin se prokuroria, policia, organet hetimore ta thonë fjalën e tyre me profesionalizëm. I pyetur nga banorët e Gjegjanit në Pukë, gjatë një dëgjese në kuadër të llogaridhënies me qytetarët, ministri Bushati tha se nga pikëpamja e detyrave shtetërore janë kryer një më një detyrat për incidentin fatkeq në Bularat.

Sipas ministrit Bushati një gjë e dinë të gjithë, që po vure dorën mbi polici, kudo qofsh nga demokracitë më të zhvilluara, vendet më problematike, dihet se cili duhet të jetë reagimi dhe përgjigja e forcave të rendit. Numri një i diplomacisë shqiptare kërkoi që për të gjithë ata njerëz të cilët kanë konsumuar akte të kundraligjshme, të ndiqet rruga ligjore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!