Për të tretën ditë radhazi policia vijon aksionet për lirimin e hapësirave përgjatë bregdetit nga zaptimi i bizneseve.
Këtë të premte aksioni ka vijuar nga Durrësi, Spilleja, Kavaja dhe Golemi, nga kontrollet e kryera nga policia janë hequr 1050 çadra dhe 2250 shezlonge.
Në plazhin e Durrësit ditën e djeshme janë proceduar penalisht 4 administratorë biznesesh me iniciale I. K., G. A., K. G. dhe D. B., banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.
Ndërkohë në operacionin që ka vijuar dhe në plazhin e Pishë Poros në Darëzezë ku është proceduar penalisht administratori i një biznesi. 51-vjeçari me iniciale Z.H. banues në Fier kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë e çadra. Atij iu sekuestruan 33 çadra dhe 66 shezlongë.
Gjithahstu aksion për lirimin e hapësirave është bërë dhe në Shëngjin, ku nga kontrolle në 20 subjekte dhe nuk është konstatuar asnjë shkelje.