5-vjeçari me inteligjencë të frikshme, kush është vogëlushi që njeh më shumë se 25 lloje makinash

schedule08:30 - 2 Korrik, 2021

schedule 08:30 - 2 Korrik, 2021

Diell Bruçi është djali 5-vjeçar nga Kosova, që ka një inteligjencë të frikshme. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se njeh më shumë se 25 lloje makinash. 5-vjeçari është i dhënë pas shkencës dhe futbollit, madje di informacione të ndryshme.

Dielli ka treguar se gjithashtu preferon të pikturojë dhe të bëjë vrap.

Vogëlushi ka realizuar edhe një test nga gazetarët Enkel Demi dhe Sibora Bitri, ku madje i pyetur se cilat janë planetet, vogëlushi ka thënë se është shumë e lehtë.

“Është shumë e lehtë”, tha Dielli dhe filloi të numëronte planetet. Më pas ai gjeti kafshën më të madhe në tokë dhe se pompimin e gjakut e ndihmon zemra./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!