Abhimanyu Mishra është bërë kampioni më i ri në historinë e shahut. Ai është vetëm 12 vjeç dhe theu rekordin e Sergey Karjakin që e mbante për 12 vite në Hungari, raporton CNN.
Për t’u bërë mjeshtër në shah, lojtari nga New Jersey, duhet të arrijë tre norma mjeshtri, një çmim për performancën më të lartë në turneun e shahut, vlerësimi nga Federata Ndërkombëtare e Shahut dhe renditja që e rregullon garën ndërkombëtare.
Pas fitores ai reagoi përmes një mesazhi në Twitter, ku shkroi: “Më në fund shah-mat për kundërshtarin më të madh (pandeminë) që më ndaloi për 14 muaj. Faleminderit të gjithëve”.
Thyerja e rekordeve është diçka e zakonshme për Mishran. Kur ai ishte 7-vjeç u bë eksperti më i ri i Federatës së Shahut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./abcnews.al