Operacion antidroge në Shqipëri dhe disa shtete: Arrestohen 38 persona, mes tyre edhe zyrtare

schedule07:57 - 2 Korrik, 2021

schedule 07:57 - 2 Korrik, 2021

Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë zhvilluar një operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës, i cili ka çuar në ekzekutimin e 38 urdhër arrestesh për trafik ndërkombëtar droge, riciklim parash dhe korrupsion.

Ky operacion është vazhdim i hetimeve të operacioneve “Shefi” e “Kulmi” ekzekutuar në 2018 e 2020 nga Drejtoria e Anti-mafiaes Italiane të Barit.

Mediat italiane raportojnë se operacioni është kryer në Itali , Shqipëri duke u shtrirë në Mal të Zi dhe Spanjë.

Operacioni ka çuar dhe në sekuestrimin e pasurive për disa miliona euro.

Ndërsa arrestimet janë kryer nën bashkëpunimin e autoriteteve shqiptar SPAK, Anti-mafian Italiane, Zyrën e koordinimit policor Interforze në Tiranë, Policinë Shqiptare dhe Eurjust.

Pritet që Prokurori i Anti-mafias italiane, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30, për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë operacion të gjerë./abcnews.al/