Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Londër ku një person i dehur është regjistruar duke kërcyer në shinat e trenit. Personat që ndodheshin aty u përpoqën ta shpëtonin atë nga një tren i cili po afrohej me shpejtësi të lartë.
Pamjet e publikuara në mediat sociale tregojnë momentin kur i dehuri kërkon që të kalojë në shinat e trenit.
Ngjarja ka ndodhur në Belvedere në Londrën jug-lindore, ku personi i paidentifikuar që duket gjysmë i zhveshur dhe me një shishe alkool në dorë, tenton të hidhet por janë kalimtarët e rastit që e kanë tërhequr nga binarët dhe ta fusin nën platformë për t’i shpëtuar rrotave të çelikta të trenit.
https://www.youtube.com/watch?v=h7IbzR7edTs
Një burrë tjetër shtriu dorën për t’u përpjekur ta shpëtonte, por duhej të tërhiqej pasi rrezikoi të goditej nga treni.
Të gjithë u larguan të padëmtuar, sipas personit që filmoi videon.
Ata kërkuan që personi i dehur të mos identifikohej, por thanë: “Burri ishte në platformë dhe ai ishte pak i dehur dhe unë e kam parë atë duke bërtitur në vetvete kështu që mendova se do ta nxirrja telefonin për ta regjistruar në një gjendje të dehur për t’ia treguar miqve të mi. “/abcnews.al