Aventura e Sabien Lilajt me Prishtinën ka zgjatur vetëm një sezon. 32-vjeçari është rikthyer në Izrael dhe do të luajë në Ligën e Dytë të këtij vendi. Mesfushori ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me kampionët e Kosovës dhe do i bashkohet skuadrës së Hapoel Ramat Gan Givatayim.
Ish-lojtari i Skënderbeut ishte një pikë e fortë për Prishtinën në sezonin e shkuar. Klubi izraelit bën me dije se Lilaj do bashkohet me klubin pas ndeshjeve që Prishtina do zhvillojë në raundin e parë eliminator në Champions League ndaj Ferenvaros në datat 6 dhe 13 korrik.
“Mirë se erdhe Sabien Lilaj. Mesfushori shqiptar ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën. Lilaj ka fituar gjashtë tituj në kampionatin shqiptar dhe së fundmi ka shtuar një titull pasi ka fituar Superligën e Kosovës në edicionin 2020/21”, shkruhet ndër të tjera në postimin e klubit izraelit. /abcnews.al