Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Albulena Haxhiu, është bërë sot nënë për herë të tretë. Ajo ka sjell në jetë një vajzë, pas një lindje me prerje cezariane.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i një klinike në Prishtinë, Jakup Ismajli.
“Albulena ka lindur sot rreth orës 08:39. Operimi ka shkuar mirë. Ka sjell në jetë një vajzë nga shtatzënia e tretë. Foshnja lindur tri kilogramë e 200 gram”, ka thënë Ismajli për Telegrafin.
Ministrja dhe bashkëshorti i saj, Alban Ismajli, kanë vendosur që vajzën e tyre të parë ta pagëzojnë me emrin Andrra. Çifti janë gjithashtu prindër të dy djemve më të mëdhenj./abcnews.al