Asgjë e re nga Kosova. Albulena Haxhiu mori 62 vota pas propozimit nga partia e saj VV për postin e kryetares së Kuvendit.
Gjithësesi subjektet politike opozitare kanë shfaqur ndërkohë disa qëndrime, që janë tregues për atë që mund të ndodh më vonë në skenën politike në Kosovë.
Deputeti i PDK, Përparim Gruda, deklaroi nga parlamenti se ata ishin në sallë vetëm që 16 shtatori, data kur merret vendimi për ish kreret e UÇK, të mos e gjej Kosovën pa institucione.
Ndërsa tha se për shkeljet e afateve kushtetuese do të ndërmarrin hapat e nevojshëm pas vendimit të Hagës.
“E konstituojme Kuvendin sepse ne 16 presim Hagen dhe ndaj jemi ketu, për të mos ju mbivendosur krizës politike dhe që kjo datë të mos e gjej Kosovën pa institucione, por gjithçka qe ka ndodhur keto muaj dhe te gjitha keto do ti trajtojme politikisht pas dates 16 shtator.” tha ai
Ndërsa LDK abstenoi për Haxhiun si shefe të Kuvendit, edhe pse kjo seancë ishte një tjetër dëshmi se partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, ka probleme.
Në sallë nga rradhët e LDK nuk mori pjesë i gjithë grupi parlamentar. Mes tyre munguan deputetet që kundërshtuan marrëveshjen me VV për presidentin si Hykmete Bajrami apo Janina Ymeri.
Në mes të një krize politike, mbi të cilën rëndon edhe paqartësia mbi interpretimet e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ngërçi mbetet tek zgjedhja e kreut të ri të shtetit.
Sipas gjykimit të vitit të kaluar të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve.
Ky afat përfundoi më 7 gusht 2026, ndërsa zgjedhjet e reja qëndrojnë fort si e vetmja alternativë për tja nisur nga fillimi.

