Meta dhe Matarella vizitojnë Kolegjin e “Shën Adrianit”

schedule16:10 - 7 Nëntor, 2018

schedule 16:10 - 7 Nëntor, 2018

Gjatë vizitës në Itali, Presidenti i Shqipërisë  Ilir Meta së bashku me presidentin Sergio Mattarella vizituan Kolegjin e “Shën Adrianit” në Shën Mitër Korona. Meta mbajti një fjalim në këtë kolegj ku vlerësoi arbëreshët dhe figurën e Heroit Tonë Kombetar Skënderbeu.

Historia e  arbëreshëve dhe figura e Skënderbeut bashkuan presidentët e Shqipërisë dhe Italisë në Kolegjin  e “Shën Adrianit” në Shën Mitër Korona të Italisë.

Pritje e ngrohtë dhe e përzemërt për Presidentin Meta nga banorë të komunës me rrënjë arbëreshe, studentë, pedagogë dhe drejtues vendorë e fetarë të bashkësive arbëreshe.

Presidenti Italian priti homologun nga Shqipëria. Me pas të dy krerët e shteteve, Ilir Meta dhe Serxho Matarella zhvilluan një takim kokë më kokë.

Dy presidentet biseduan për lidhjet e vjetra historike dhe të miqësisë Shqipëri-Itali, mbi partneritetin strategjik si dhe per thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve dhe popujve tanë.

Në  sallën e teatrit të Kolegjit presidenti Meta mbajti nje fjalim, ku theksoi se Shën Mitër Korona dhe Kolegji i “Shën Adrianit” është djepi i arsimit dhe kulturës arbëreshe.

Presidenti Ilir Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e arbëreshëve në përjetësimin e figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut ndër shekuj. Presidenti i Shqipërisë vlerësoi Kolegjin “Shën Adrianit” me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Presidentët e dy vendeve përuruan gjithashtu pllakatën kushtuar Heroit tonë Kombëtar, ku janë gdhendur fjalët: “në 550-vjetorin e përkujtimit të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!