Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asnjë humbje jete dhe vetëm një rast me Covid në vend

schedule16:48 - 29 Qershor, 2021

schedule 16:48 - 29 Qershor, 2021

Edhe në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë si pasojë e koronavirusit në vend. Ndonëse janë kryer 3348 testime, pozitiv me Covid nga rezultuar vetëm një qytetar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë raporton sot tetë të shëruar nga virusi, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë. Sakaq, aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë në vend 2,456 kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndonëse situata është përmirësuar, ministria vijon t’u bëjë apel qytetarëve që të zbatojnë rregullat.



Përditësimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, 3348 testime, 8 të shëruar dhe 1 rast i ri në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3348 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 1 qytetar në Tiranë.
Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,002 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (29 Qershor 2021)
Raste të reja ditore 1
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3348

Testime totale 801,624
Raste pozitive 132,514
Raste të shëruara 130,002
Raste Aktive 56
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 24
Shkodër 12
Durrës 5
Elbasan 5
Lezhë 4
Berat 3
Dibër 1
Fier 1
Vlorë 1

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!