Ndihmës sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker nesër do të vizitojë Shqipërinë.
Gjatë qëndrimit në Tiranë Reeker përpos kryeministrit Edi Rama, do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.
Takimi me liderin e zgjedhur të PD-së edhe për një tjetër mandat do të zhvillohet në orën 11:30. Abcnews.al