Sekretari britanik i Shëndetësisë tha në një deklaratë të hënën se Anglia është në rrugën e duhur për të hequr kufizimet e koronavirusit në 19 korrik, duke theksuar se ritmi i shpejtë i fushatës së vaksinimit ka ndihmuar në uljen e shtrimeve në spital dhe viktimave.
Sajid Javid, tha se në bazë të dhënave epidemiologjike vendi është në rrugën e duhur dhe së kufizimet do të hiqen plotësisht së shpejti. Komentet e tij vijnë pavarësisht frikës së përhapjes së variantit Delta. Vendi regjistroi të hënën 22,868 raste.
Kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore që nga fundi i janarit. Ndërkohë, rreth dy të tretat e popullsisë britanike kanë marrë një doze të një vaksine anti-Covid, ndërsa gati 50% janë vaksinuar plotësisht./abcnews.al