Trupi i pajetë i Kostandino Kaçifas u mor nga familjarët e tij pasi prokurori firmosi tërheqjen e tij. Bashkë me trupin i cili u dërgua ne Bularat të Gjirokastrës, atyre iu është dorëzuar edhe kopje e përfundimeve të ekspertizës. Burime për ABC News bëjnë me dije se 35-vjeçari do të varroset i veshur me rroba ushtarake. Funerali për të do të mbahet nesër në orën 13:00 dhe do të paraprihet nga një meshë për nder të tij. Mediat greke flasin për shumë persona që pritet të jenë të pranishëm gjatë varrimit të tij. Konstantinos Kaçifa u vra gjatë një përplasje me armë zjarri me RENEA./abcnews.al
Mbërrin në Bularat trupi i pajetë i Kostandinos Kaçifas
schedule08:49 - 7 Nëntor, 2018
schedule 08:49 - 7 Nëntor, 2018