Aktivistja për të rinjtë dhe koordinatorja e projekteve Françeska Muço e ftuar në emisionin “Provokacija” në ABC News, ka folur për politikat nxitëse që duhet të ndërmerren për të nxitur të rinjtë që të duan të punojnë në Shqipëri.
“Vendi nuk ka politika nxitëse dhe hapësira që të rinjtë të zhvillohen”.
Duke folur për Elbasanin qytetin e saj, ajo tha se ka shumë sfida dhe mure për të thyer,
“Elbasani ka shumë sfida dhe mure për të thyer, por unë nuk ndjej se kam kapacitet të mëdha profesionale që të investoj në një qytet si Elbasani”.
Në këndvështrimin e saj, Shqipëria është ende në periudhën e tranzicionit për të gjetur identitetin e vet si shtet. E pyetur se si një njeri e do vendin e tij Muço solli disa shembuj.
“Unë e dua vendin tim që letrën e hedh te koshi, të kaloj te vijat e bardha, të bëj diçka pozitive. Ne e tregojmë te gjërat e vogla sesi e duam vendin, se ne nuk kemi në dorë për të ndryshuar gjëra të mëdha, duke u bashkuar në nisma qytetare”.
Ajo gjithashtu apeloi që shembujt pozitivë të të rinjve duhen nxitur dhe promovuar nga media. /abcnews.al