Konfliktohen dy të rinj në zonën e Skelës në Vlorë

schedule21:28 - 6 Nëntor, 2018

schedule 21:28 - 6 Nëntor, 2018

Një 18 vjeçar ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në spitalin rajonal të Vlorës. Sipas policisw lokale i riu Brikelo Brahimaj është qëlluar me armë nga një person i shpallur në kërkim nga uniformat blu. Dyshohet se dy të rinjtë fillimisht janë konfliktuar me njëri-tjetrin në zonën e Skelës dhe në grindje e sipër 18 vjeçari është qëlluar me armë nga bashkëmoshatari i tij.

I plagosuri ka marrë një plumb në këmbë, por nuk ka rrezik për jetën. Dyshohet se plagosja të ketë ndodhur për motive të dobëta. /abcnews.al