Këngëtarja e njohur, Jessie J i është nënshtruar testimeve mjekësore për 24 orë, për ta përcaktuar shkakun e një sëmundje misterioze.
Ylli i muzikës pop i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta postuar një foto të saj ku shihet me tub në hundë, teksa iu nënshtrua disa testeve mjekësore.
Lajmin e dha vetë 33-vjeçarja përmes një postimi në rrjetet sociale, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “Ta shohim nëse ky test më jep përgjigjet e duhura”.
Jessie po ashtu e ka postuar videon ku shihen mjekët duke ia vënë një tub i cili shkon nga hunda deri në stomakun e këngëtares. E gjithë procedura duket e sikletshme./abcnews.al
View this post on Instagram