Dyshja Maldini-Massara po merren me dy rinovime. Franck Kessie dhe Davide Calabria kanë edhe një vit kontratë me Milanin dhe rinovimi duhet të vijë sa më shpejt, për të mos përjetuar situata si me Donnarummën dhe Calhanoglu.
Bisedimet në lidhje me afrikanin e mesfushës vazhdojnë, teksa ka zhvillime edhe në lidhje me rinovimin e mbrojtësit të djathtë italian, i cili mbylli sezonin më të mirë të karrierës me kuqezinjtë e Piolit.
24-vjeçari ka dëshirë të vazhdojë të jetë pjesë e Milanit, por kërkon një rrogë prej 2.5 milion eurosh në sezon. Nënkampionët e Italisë i ofrojnë 2 milion euro rrogë sezonale.
500 mijë euro diferenca mes kërkesës dhe ofertës. Shumë që pritet të mos shkaktojë probleme në lidhje me rinovimin e Calabria dhe do të mbulohet me bonuse. /abcnews.al